Instagram vazhdon të ndjek gjurmët e Snapchat. Pasi ka publikuar Story, një rrëfim social i ditës shumë i ngjashëm me rivalin, tasëhmë vendos ngjitësa (stickers) mbi foton apo videon.

E ngjashme me Snapchat Stories, Story të Instagram të inaugurara në gusht, janë një mënyrë për të treguar ditën përmes fotove e videove të shkurtra që zhduken 24 orë pas publikimit. Por tashmë kjo pasurohet dhe me një sërë ngjitësash,që përfshijnë një gamë të gjerë nga emoji tek moti.

Me festat tek dera, Instagram propozon edhe një set të ngjitësave me këtë temë. Mes pamjeve të disponueshme është dhe plaku i dëborës, pema e Krishtlindjeve etj

Top Channel