Felipe Massa ndryshon mendje dhe vendos të shtyjë tërheqjen nga garat e Formulës 1. Sipas medias britanike, piloti brazilian ka pranuar ofertën prej 6 milionë eurosh të Williams-it për të marrë vendin e Bottas.
Vetëm përpara pak ditësh, drejtuesit e skuadrës nga Grove kishin deklaruar se finlandezi do të largohej në momentin që do të gjenin pasuesin e denjë të tij dhe Massa rezultoi të jetë zgjidhja ideale.
Mendohet se zyrtarizimi i kthimit të Massës te Williams do të bëhet në ditët e ardhshme dhe kjo do të thotë se Bottas do të kalojë te Mercedesi për të garuar përkrah Lewis Hamilton.
Por, Williams po përgatitet për një ndryshim edhe në stafin teknik. Pat Symmonds është larguar për t’u zëvendësuar nga Paddy Lowe, me këtë të fundit që i tha lamtumirë skuadrës Mercedes.
Top Channel