Leshatorja nigeriane

21/12/2016 00:00

Një aktore nigeriane, e quajtur nëpër rrjetet sociale si “Gruaja më leshatore e vendit”, ka vendosur të sfidojë kritikat dhe të tregojë se edhe ashtu siç është tërheq meshkujt.

Nonyerem Okafor, nga një qytet në jug-lindje të Nigerisë rrëfen se deri në moshën 21-vjeçare ajo ishte normale, si gjithë vajzat e tjera, por këtu gjithçka ndryshoi për të.

“Nisën të më dilnin shumë qime në trup, e më pas edhe në fytyrë. Në fillim u ndjeva keq, por më pas u mësova me këtë dhe sot më pëlqen vetja kështu siç jam”, thotë ajo.

Sot ajo është 29 vjeç dhe i ka vënë qëllim vetes të përballet me gjithë abuzuesit që e ofendojnë për shkak të paraqitjes në rrjetet sociale duke postuar foto ashtu siç është.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel