“Boaster”, vijojnë arrestimet; pranga 25-vjeçarit në Tiranë

20/12/2016 00:00

Në vijim të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës “Boaster”, të nisur nga policia italiane, Policia e Shtetit ka kryer një tjetër arrestim në territorin shqiptar.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Shpendi C, 25 vjeç dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë.

Përmes operacionit “Boaster”, i cili u ekzekutua ditën e hënë, u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të heroinës që vepronte kryesisht në Itali e që përbëhej nga shtetas shqiptarë, rumunë dhe tunizianë.

Gjithësej në ditën e parë të blicit u arrestuan rreth 20 persona, 2 prej të cilëve në Shqipëri; ndërkohë që, siç thonë burimet, të tjera arrestime pritet të ketë në ditët në vijim.

Top Channel