Aplikacioni i Whatsapp ka një lajm të mirë për të gjithë përdoruesit e Blackberry.

Pasi ishte njoftuar se do të ndërpriste kontratën me Blackberry në dhjetor të këtij viti, afati kohor u shty për në 30 qershor 2017 për të gjitha modelet e telefonave të kësaj kompanie, përfshirë edhe Blackberry Passport.

Whatsapp, i cili festoi ditëlindjen e shtatë, njëherësh njoftoi edhe një fushatë të madhe “pastrimi”. Më herët, kompania ka bërë me dije se do të ndërpresë shërbimin e saj për një sërë modelesh aparatesh telefonike nga Blackberry deri tek  Android 2.1 dhe 2.2, Windoës Phone 7.1 dhe iPhone 3.

Edhe pse e kanë përshkruar si një vendim të vështirë, kompania thotë se në fund të fundit duhet t’i përshtaten avancimit të teknologjisë. Pjesë e këtij evolucioni është edhe Blackberry, i cili i ka dhënë fund epokës së prodhimit të telefonave me tastierë me butona. Këtë vit kompania ka nxjerrë në treg telefonin më të ri “Android” modelin me prekje  “DTEK60”, çmimi i të cilit është 499 dollarë.

Top Channel