“Presidenca nuk kishte dokumentacion për përzgjedhjen e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani në konflikt interesi
Çizmet e gjata mbi gju mund të kombinohen në mënyra nga më të ndryshmet. Po flasim për çizmet më “in” të sezonit që nuk duhet të mungojnë në garderobën tonë.
Ja 8 mënyra se si të kombinoni çizmet e gjata për këtë sezon:
1. Çizmet mbi gju janë cilësuar gjithashtu si më praktiket për t’u vëshur gjatë sezonit të ftohtë. Një kombinim i mirë dhe i thjeshtë për një palë çizme të zeza mbi gju do të ishte një peliçe e plotë, një pulovër leshi ose një golf me një palë xhinse të thjeshta të cilat mund t’i zgjidhni sipas dëshirës.
2. Ngjyra gri është një tjetër version trendi i çizmeve mbi gju. Gigi Hadid ka zgjedhur që këto çizme t’i kombinojë me një palë xhinse të errëta dhe me një pulovër leshi duke kombinuar kështu ngjyrën e çizmeve me atë të puloverës.
3. Çizmet mbi gju mund të kombinohen shumë mirë edhe me një fustan të shkurtër mbas trupit. Miranda Kerr e ka bërë zgjedhjen e saj. Modelja ka sfiduar të ftohtin me një veshje shumë trendi dhe seksi në të njëjtën kohë. Ajo ka zgjedhur të kombinojë çizmet e saj të lëkurës me një fustan të shkurtër ngjyrë gri me shirit të zi dhe një pallto me një gjatësi mesatare.
4. Një tjetër kombinim vërtet interesant i çizmeve të gjata është ai që ka zgjedhur Rihanna. Këngëtarja ka menduar që çizmet e gjata mbi gju me material kadife dhe ngjyrë blu t’i veshë me xhinse të shkurtëra dhe një pallto të plotë ngjyrë rozë. Mund të themi që është një kombinim i çuditshëm ngjyrash, megjithatë e rëndësishme është që çdokush të duket bukur.
5. Në qoftë se ju e preferoni çizmet mbi gju në ngjyrën gri atëherë ju këshillojmë një kombinim shumë të thjeshtë i cili është vërtet “in”. Ju mund të vishni çizmet tuaja gri me një fustan leshi “oversize” ngjyrë të bardhë dhe të vendosni një çantë të zezë. Ky do të ishte kombinimi më i lehtë dhe më trendi për këtë lloj çizmesh.
6. Çizmet ngjyrë nud mbi gju janë një tjetër version shumë i pëlqyer nga të gjitha apasionuarat e modës kjo për arsyeje se ato mund të kombinohen lehtësisht kur bëhet fjalë për t’u vëshur me të zeza.
7. Shumë yjë të Hollyëood preferojnë që në daljet e tyre në publik të veshin ngjyrën e zezë e cila të shpëton gjithmonë kur nuk kemi çfarë të vëshim nga garderoba jonë. Për të gjithë adhurueset e të zezës, për t’u dukur thjeshtë dhe trendi në të njëjtën kohë mund të kombinoni çizmet tuaja të zeza me një bluzë golf të zi, një pallto të gjatë të zezë dhe, për ta thyer këtë ngjyrë, mund të vishni një palë xhinse bojëqielli.
8. Meqenëse po iu afrohemi festave të fundvitit ja një tjetër version i çizmeve që mund të blini me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ajo e cila i ka kombinuar bukur këto çizme është Cara Delevingne. Ish-modelja ka zgjedhur që këto çizme t’i kombinojë me një fustan leshi ngjyrë vishnje me një shup lëkure me pelush. Një veshje idelae për festat e fundvitit apo jo?
Top Channel