350 nxënës të shkollës së mesme profesionale “Enver Qiraxhi” në qytetin e Pogradecit kanë protestuar duke kërkuar vazhdimin e procesit mësimor, i ndërprerë nga fillimi i punimeve për rikonstruksionin e godinës.
“Pushteti vendor i ka siguruar disa ambiente, të cilat sipas Ministrisë nuk i plotëson kushtet”, shprehet drejtori i shkollës, Ilir Sokoli.
Bashkia Pogradec sqaron se ka vënë në dispozicion një tjetër ambient, zgjidhje që nuk është pranuar nga nxënësit.
Kemi krijuar aq sa na është kërkuar, 4 mjedise mësimore. Si edhe një mjedis që do të shërbej për sekretarinë dhe sallën e mësuesve. Këto mjedise janë gati” shprehet Avdulla Cano, nënkryetar i bashkisë së Pogradecit.
Prej së premtes, dyert e shkollës janë bllokuar nga policia bashkiake dhe brenda institucionit nuk mund të futet as personeli mësimdhënës dhe as nxënësit e shkollës.
Top Channel