Moggi flet troç: Futbolli italian mbaroi që në vitin 2006…kur fituam Botërorin
Flokë lëshuar, të kapur, apo kaçurrel, zbuloni krehjet për të bukura për festat që janë trendi në këtë moment.
Festat e fundvitit janë momenti më i mirë për t’u marë me flokët duke krijuar një luk të sofistikuar. Kushdoqoftë stili juaj i preferuar mjafton pak fantazi për të krijuar një luk fantastik. Që nga modelet sleek, topuz lart apo poshtë, gërsheta dhe modele të tjera, ja disa propozime që janë më trendi të momentit. Shfletoni galerin!
Ricat
Për një luk glamour, krijoni ricat të njëtrajtshme dhe hidhini flokët në një anë, për të liruar fytyrën nga ana tjetër.
Sleek
Nëse pëlqeni një stil minimal, modeli sleek është perfekt, me pak efekt si flok i lagur, është modeli më i përdorur këto kohë.
Topuzi lart
Provoni top knot, topuzi në majë të kokës është perfekt për të nxjerrë në pah fytyrën me një make up të rëndësishëm.
Beehive
Rikthehet sërish modeli i vjetër i flokëve, me shumë volum në pjesën e pasme të kokës.
Gjeometrik
Jeni në dilemë mes flokëve të lëshuar dhe atyre të kapur? Provoni modelin e flokëve gjysëm të kapur në mënyrë gjeometrike.
Topuzi poshtë
Një topuz poshtë i vendosur pak në anë është një stil mjaft i bukur për festa.
Gërshetat
Gërshetat vazhdojnë të jenë krehjet më të bukura të momentit. Mund të krijoni modele të pafundme me to, për të krijuar një luk shik për festa.
Vintage
Për krehjen tuaj për Krishtlindje apo Vitin e Ri provoni këtë luk vintage. Flokët krihen pas duke krijuar volum, ndërsa gjatësia mblidhet në fund të kokës. Detaji? Një rreth i hollë, perfekt për të theksuar volumin
Top Channel