Televizioni po zhvendoset gjithnjë e më shumë në internet. Quhet JustWatch dhe është një motor kërkimi, njësoj si Google, por që ju ndihmon të gjeni me një klik çfarë shërbimi transmetimi i pranishëm në vendin ku jetojmë transmeton programin që dëshirojmë të shohim.

Një studim i fundit i Ericsson ka treguar se në një media çdo përdorues humb 1.3 vite të jetës së ti duke kërkuar çfarë të shoh në televizion.

JustWeatch është online në 22 vende dhe ka mbi 20 milionë përdorues. “Është publikuar më 5 shkurt në SHBA, që për momentin është vendi me më shumë përdorues, i ndjekur nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca”, ka thënë për ANSA themeluesi dhe administatori i JustWeatch, David Croye.

JustWeatch është i disponueshëm në Internet por edhe si aplikacion për iOS dhe Android. Për momentin thotë Croye, Suicide Squad dhe Jason Bourne janë filmat më të kërkuar. Ndërsa nga seritë televizive më të kërkuarat janë Thë WEalking Dead dhe Shameless.

Top Channel