Ksamil, ekzekutohet babai i “vrasësit të dyshuar”

11/12/2016 00:00

Agron Xhezairi është ekzekutuar pasditen e kësaj të diele në oborrin e shtëpisë së tij në Ksamil të Sarandës.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe verifikuan se bëhej fjalë për shtetasin Agron Xhezairi, që i shpëtoi një muaj e ca më parë një atentati me lëndë plasëse, e cila i ishte vendosur në sediljen e makinës.

Një prej pistave më të mundshme të hetimit është hakmarrja, për shkak të krimit që ka kryer djali i tyre, Albi, në shtator të po këtij viti.

Policia dyshon se Albi Xhezairi është një prej personave të dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kreut të Komunës Kaçinar dhe për këtë është shpallur në kërkim.

Top Channel