Ligji i ri për energjinë, subvencioni përfshin edhe konsumatorët e mëdhenj

10/12/2016 00:00

Aktualisht në çmimin e energjisë që paguan çdo konsumator familjar ose konsumatorë të tjerë tariforë është i integruar edhe subvencioni shtetëror për blerjen e energjisë nga hidrocentralet e vegjël të dhëna me koncesion ose që janeëprivatizuar.

Kjo është një skemë për nxitjen e investimeve në sektor, ku shteti garantonte prodhuesit e vegjël për blerjen e energjisë, me një çmim më të lartë se importi ose se bursa.

Me ligjin e  ri për energjinë e rinovueshme subvencioni do të shperdahet edhe tek konsumatorët jo tariforë siç janë bizneset e mëdha, dhe nga janari i 2017 edhe bizneset që do të dalin nga furnizimi i OSHEE.

“Kjo incentivë që u jepet të gjithë koncesionarëve do të shpërndahet tek të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, duke garantuar keshtu që kjo vlerë të mos rëndojë mbi faturën e konsumatorëve  shqiptare, sepse në tregun e rregulluar konsumatorë tarifor do të mbeten vetëm familjaret dhe konusmatorët jasht tregut me skemën e e deritanishme nuk rendoheshin”, thotë Entela Çipa, këshilltare për energjinë, MEI.

Do të jetë një mekanizëm i vendosur nge ERE që do caktojë mënyrën e shpërndarjese së kontributit.

“Ky kontribut do të shpërndahet në bazë të sasisë së energjisë që konsumatori harxhon në muaj”, thotë Çipa.

Deri me tani OSHEE është e detyruar ta blejë energjine nga 87 shoqëri me 122 hidrocentrale, ndërkohë që pritet të shtohen edhe kontrata të reja koncesionare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA