Trukim prej ari për festa

09/12/2016 00:00

Fjala kyçe: shkëlqimi. Luku për festa ndryshon dhe fokusohet tek trukimi i artë, duke u bërë më rrëzëllitës falë produkteve që shkëlqejnë fytyrën.

Ky lloj tualeti përshtatet me të gjitha llojet e lëkurës, por duhet të dini sasinë dhe mënyrën se si ta aplikoni në mënyrën e duhur.

Nëse doni të krijoni një make up për sytë e fytyrën për rasti e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ja disa këshilla të propozuara nga revista e modës Grazia.

Për një trukim të saktë, përdorni një ton sysh ar intens, dhe vendoseni në të gjithë qepallën. Jepini vlerë syve me një laps sysh të zi.

Ari mund të përzihet me nuanca të tjera të çmuara në sy dhe shkëlqeni dhe buzëkuqin. Këshilla: aplikoni një ton gold në qendër të buzëve për ta bërë edhe më shndritës lukun tuaj.

Vendosni një buzëkuq mat ngjyrë e errët dhe qepalla të arta për të krijuar një luk vërtetë glam.

Fokusohuni tek sytë, luani me më shumë ngjyra. Për shembull kombinoni një nuancë flu apo të ftohtë me tonin e artë.

Theksoni shikimin duke aplikuar një nuancë kremi edhe në pjesën e brendshme të syrit. Nëse make up është origjinal, buzët lërini në ngjyrën e tyre natyrale.

Për ato që duan t’i japin shkëlqim fytyrës, dhe të punojë me pikat e ndriçimit, në veçanti të theksojë mollëzat.

Kombinimi më i mirë? Truku ar dhe i zi, për një rezultat elegant dhe kurrë të ekzagjeruar. Vendosni të zezën edhe jashtë qepallës, e më pas përdorni një ton sysh ari me jetëgjatësi në pjesën qëndrore të qepallës.

Top Channel