Më mirë vetëm se në shoqëri të keqe

09/12/2016 00:00

Beqaria mund të të frikësojë, sidomos për Krishtlindje. Nga filmat tek reklamat jemi përditë të rrethuar nga imperativi i dashurisë dhe mirësisë, një mesazh që mund të bëhet fals dhe të na largojë nga realiteti i ndjenjave tona.

Ushqe mendjen dhe zemrën tënde, dhe ndërto me kurajo zgjedhjet e tua. Je beqar/e? përballoje këtë periudhë për atë që ke, një mundësi për të nisur një jetë të re. Si të gjeni qetësinë tuaj të festave?

Zgjidh
Nuk je i detyruar të shkosh në darka apo festa që të kanë ftuar. Shpik një justifikim dhe bëj atë që të bën vërtetë të lumtur… të paktën për festat.

Krijo
Kush tha që shtëpia duhet të jetë e dekoruar vetëm për festa apo darka familjare? Lëreni të lirë shpirtin krijues dhe shfrytëzoni festat për të bërë atë që doni. Në vend që të merreni me përgatitjen e dhuratave, keni kohë të merreni me hobet tuaja.

Lëre të ikë
Mënyra më e mirë për të filluar një vit të ri është… ti kthesh shpinën një historie të vjetër! Terapia sipas ekspertëve është ti shkruash një letër vetvetes për gjërat që nuk i do më. Reflekto mbi arsyen pse mori fund lidhja juaj e më pas digjeni letrën. Kjo terapi të ndihmon të harrosh të shkuarën.

Bëja qejfin vetes
Mendoni një dhuratë që ta vendosni poshtë pemës… vetëm për veten tuaj. Fillo ti japësh vetes tënde atë që do të doje nga të tjerët, dhe jeta jote do të ndryshojë.

Ankesat
As mos u përkëdhelni as mos u ankoni. Qëndroni larg personave që ju flasin, qoftë për mirë e qoftë për keq, për ish-in tuaj. Hiqni dorë nga diskutimet që ju humbasin kohë, dhe investoni energji në atë që ju ndihmon të rriteni.

Shpërnda
Gabimisht jetojmë sikur personi i zemrës është i vetmi referim në jetë. Gabim! Ka miq, familje, fqinj, dhe shumë persona rreth nesh, madje dhe të panjohur që i sheh gjithmonë po nuk ke këmbyer asnjë fjalë. Kënaquni me miqtë, bëni pazaret me ta, etj. Ti hapësh botës të jetëp frymëzim dhe gëzim.

Top Channel