Shpërndanin kokainë, 2 të arrestuar në Tiranë

08/12/2016 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për shpërndarje kokaine në lokalet e natës.

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Bear”, në kuadër të të cilit blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dy persona që shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës.

Në pranga janë vënë Klodian Stafa dhe Bashkim Ndreu, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mësohet se të arrestuarit shpërndanin kokainë në lokalet e ish-bllokut.

Top Channel