Për të ditur motin, apo ku është piceria më e afërt mjafton ta kërkoni në Twitter me emoji. Google ka publikuar kërkimin nëpërmjet dizenjimeve, ku nëpostim futet dhe emoji çadër dhe pizë, duke etiketuar google (@google) për të marë një përgjigje për parashikimin e motit apo piceritë afër teje.

Shoqëria e Mountain View nuk bën gjë tjetër vetëm kthen në fjalë emoji, duke nisur një kërkim përreth jush. Nga hamburgeri tek pema e Krishtlindjeve, rreth 200 emoji, nga 1400 ekzistueset, mund të futen në motorin e kërkimit për të pasur informacion.

Të shkruash në Twitter një notë muzikore për shembull, të jep panoramikën e koncerteve afër jush, dhe luledielli, dyqanet e luleve në zonë.

Google nuk ka publikuar një listë të emoji që mund të përdoren, duke preferuar tua lërë kënaqësinë përdoruesve për ti eksperimentuar. Dhe shakatë sigurisht që nuk mungojnë.

Për Google nuk bëhet fjalë për hapjen e parë të emoji: nga maji i kaluar mund të kërkosh duke vendosur vizatime direkt në shiritin e kërkimit.

Top Channel