Vlorë, sekuestrohen 215 kg kanabis

07/12/2016 09:00

Policia e Vlorës ka sekuestruar 215 kg kanabis sativa në një automjet në lagjen “24 Maji”.

Shërbimet e policisë konstatuan të martën një automjet të dyshimtë, që nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes së mjetit, përballë shkollës “Jani Minga”, drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “24 Maji”.

Lënda narkotike ishte paketuar në 53 pako, mbështjellë më thasë sintetikë dhe me natriban transparent.

Po punohet për dokumentimin e ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimatri kriminale.

Top Channel