Si t’i vishni pulovrat

07/12/2016 00:00

Pulovrat janë bluza që mund të kombinojnë me gjithçka, xhinse, këmishë të madhe, elegant me pantallona etj. Shihni tre përzgjedhjet e kombinimit të tyre nga United Colors of Benetton.

E butë, e ngrohtë, pulovra është një veshje që me shijet e saj minimale kombinohet mjaft mirë me çdo look, që nga ai casual tek më formalet.

Kombinimi ideal për ditën është pulovra dhe xhinset. Një pulovër e verdhe e Benetton dhe xhinse boyfriend për tu kombinuar me një palë atlete që të jep një shije sportive.

Ndërsa për në zyrë, fokusohuni tek pulovra e zezë që është ngjyra më elegante e stinës së dimrit, këpucë me takë të ulët tërësisht të zeza, çantë të madhe dhe pantallona treçerekshe me pak nuancë blu. Ky është një rezultat shik dhe i rafinuar.

Për darkë zbavituni me ngjyrat. Një fund të gjatë rreth me stampime e ngjyra të ndryshme, një çantë me rrip shpatulle, të kompletuar me çizme të shkurtra të zeza, për të mos kaluar nuancat.

FOTO GALERI
2/3
Gjate dites

Top Channel