Apple prezantoi në shtator iPhone 7 ku risia më e madhe ishin ndryshimet që kishin pësuar kufjet. Në këtë pajisje, kompania amerikane hoqi kufjet tradicionale me fishë duke i zëvendësuar ato me kufje pa fishë.

Kjo lëvizje shkaktoi jo pa reagime negative për kompaninë amerikane, e cila gjithsesi nuk u kursye në mbrojtje të idesë së vet.

Megjithatë, duket se drejt këtyre kufjeve do të shkojë edhe rivali më i madh i Apple në tregun e telefonave inteligjentë; Samsung. Faqja e internetit SamMobile, kushtuar produkteve të kompanisë koreano-jugore, shkruan se Galaxy S8, që pritet të publikohet në shkurt të vitit të ardhshëm, të mbërrijë me një model të ngjashëm kufjesh.

Kjo do të thotë se përdoruesit, ashtu si tek iPhone 7, do të mund të dëgjojnë përmes kufijeve të posaçme që lidhen me portën e karikimit të pajisjes, të përdorin një adoptues ose me kufje pa fishë.

Shumë u shqetësuan nga mungesa e vendit të posaçëm për kufjet kur i prezantua iPhone 7. Por sot, pjesa më e madhe e tyre janë mësuar me këtë risi të Apple dhe shprehen se nuk i pengon në përdorimin e pajisjes.

Me sakrifikimin e vendit të posaçëm për kufjet, Apple thotë se përfitoi kryesisht në dy aspekte, së pari një bateri më të madhe që zgjat më shumë dhe së dyti pajisje që i reziston ujit. 

Top Channel