Dibër, mashtrim me pensionet; dy inspektorë në procedim

07/12/2016 00:00

Dy inspektore të sigurimeve shoqërore në Dibër janë proceduar penalisht nga Policia e Shtetit, pasi përmes shpërdorimit të detyrës kanë mashtruar me rritjen e moshës për pension të disa personave. 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë proceduar penalisht inspektoret H.K. dhe F.S., që të dyja të akuzuara për shpërdorim detyre. Po kështu, edhe dy shtetase të tjera janë proceduar për mashtrim. Ato janë L.K., që ka përfituar padrejtësisht pension 5 vjet para kohe duke rritur moshën dhe N.P., e proceduar po për të njëjtën arsye.

Masat ndaj dy inspektoreve kanë ardhur në vazhdën e një operacioni kundër mashtrimit me sigurimet shoqërore në Dibër, që ka nisur që vitin e kaluar dhe ka çuar para drejtësisë qindra pensionistë të rremë.

Top Channel