Partizani-Kukësi, 220 forca policie për sigurinë e ndeshjes

06/12/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka publikuar masat e marra për ndeshjen e kategorisë Superiore Partizani-Kukësi, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Policia njofton se prej orës 16:00 nuk do të lejohet  parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. Nga “Kryqëzimi  i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga  ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura, thotë policia.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të   minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda  qytetit.

Top Channel