Kavajë, vetëvritet 54-vjeçari

06/12/2016 00:00

Një 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij në Golem të Kavajës, në afërsi të konviktit të shkollës së mesme.

Arben Tahiri mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe dyshohet se aktin e rëndë e ka kryer pasi e kishte lënë gruaja.

54-vjeçari kishte lënë edhe një letër ku shpjegonte arsyet që e kishin çuar në vetëflijim. Në letër ai kërkonte gjithashtu që të afërmit dhe gruaja mos t’i tregonin fëmijëve për ngjarjen e rëndë.

Top Channel