Tiranë, gjendet e vetëvarur në banesë 50-vjeçarja

05/12/2016 00:00

Një grua është gjetur e vetëvarur mëngjesin e kësaj të hëne në banesën e saj, në rrugën e “Qelqit” në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se, 50-vjeçarja e identifikuar si shtetasja Q. Xhaferaj është gjetur në bodrumin e banesës së saj.

Nga dëshmitë e para të mbledhura ka rezultuar se gruaja vuante nga depresioni, ndaj dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes. Materialet hetimore janë dorëzuar në prokurori, shtojnë më tej burimet.

Top Channel