Të njohësh një vend ku ndodhesh nëpërmjet zhurmave, qoftë një teatër, park apo mbledhje pune, është ky fronti i ri i inteligjencës artificiale, që shumë shpejt do të jetë në kompjuter dhe smartphone.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts kanë mundur t’ia mësojnë këtë kapacitet këtyre makinerive. Kjo e re është bërë e ditur në Barcelonë në konferencën vjetore për sistemet e bashkëpunimit të informacioneve neurale.

Inteligjenca artificiale ka bërë hapa të mëdhenj në njohjen e pamjeve, dhe këtë e tregon edhe sistemi i njohjes automatike të fytyrës në fotot e postuara në Facebook, por në botën e zhurmave është ende pas.

Njeriu është në gjendje të njohë me saktësim të mirë thjesht duke dëgjuar zhurmat se në çfarë ambienti është, qoftë në qiell të hapur a qoftë në një dhomë, në një pyll apo në park. Për kompjuterat kjo aftësi ka mbetur pas por studiuesit amerikan kanë nisur të hedhin hapa.

Sistemi, i strukturuar si një rrjet neutral, i trajnuar për tu përdorur si një arkiv i madh videosh të marra nga rrjeti duke arritur shfaqjet e ngjashme me ato të njerëzve. Një e re që mund të hap portat e këtij sektori të pasur të aplikacioneve, mga telefonët që “heshtin” vetë kur jemi në një mbledhje apo makinë kombinohen kur dëgjojnë një sirenë ambulance.

Top Channel