Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës?

05/12/2016 00:00

Disa dhimbje koke janë shenjë e kushteve serioze, si helmimi i monoksidit të karbonit, problemet me gjumin, apo dhe hormonet.

Megjithatë shenjat e para të dhimbjes së kokës, që nuk janë simptoma të ndonjë sëmundjeje, shkaktohen nga mbiaktiviteti apo probleme me strukturat e ndjeshmërisë së dhimbjes në kokë.

Doktor Seth Rankin i London Doctors Clinic thotë për Daily Express: “Disa njerëz e quajnë çdo dhimbje koke si migrenë, po kjo është e padrejtë për ata që vuajnë vërtetë nga migrena. Migrenat janë tipe specifike të dhimbjes së kokës që mendohet se shkaktohet nga ndryshime kimike të përkohshme, nerva dhe vena gjaku në tru”.

Dr. Rankin rendit shtatë arsye të zakonshme që shkaktojnë dhimbje koke:
Dehidratimi
“Mospirja ujë mjaftueshëm shpesh të jep dhimbje koke. Gjëja e parë që duhet të bëni gjithmonë kur keni dhimbje koke është të pini sa më shumë ujë”, thotë Rankin.

Rankin thotë se kjo zakonisht e qetëson dhimbjen e kokës. Siç e dimë të gjithë, pirja e alkoolit të jep gjithmonë dhimbje koke, ndoshta jo menjëherë sigurisht. Por kjo ndodh për shkak të dehidratimi disa orë më vonë që sjell dhe dhimbjen e kokës.

Kur njerëzit dehidratohen, truri humb ujë dhe tkurret duke u larguar më shumë nga kafka. Në këtë mënyrë aktivizohen receptorët e dhimbjes që rrethojnë trurin.

Drita e fortë
Dr. Rankinthotë se të vendosësh syze dielli të ndihmon por të jep shikime të pazakonta në një takim. “Përpiquni të evitoni shikimin e drejt për drejt të dritës sa më shumë të keni mundësi. Bëni pak pushim para kompjuterit, tabletit apo smartphone”, thotë Rankin.

Pagjumësia
“Nuk është çudi. Dhimbjet e kokës shkaktohen edhe nga pamjaftueshmëria me gjumë dhe gjithë problemet që vijën pas saj, si obeziteti, rritja e rrahjeve të zemrës dhe një sërë pakënaqësish të tjera”, shpjegon Rankin. Për të ulur tensionin e dhimbjeve të kokës, thjesht qetësohuni.

Zhurmat
Zhurmat mund t’ju japin dhimbje koke, dhe mundohuni t’i shmangni sa më shumë ato. “Nëse është e mundur mbani kufje kur keni zhurma të larta përreth jush”, thotë dr. Rankin.

Plogështia
Dr. Rankin thotë se njerëzit që ulen, qëndrojnë shtrirë dhe nuk bëjnë ushtrime kanë dhimbje koke. “Çohuni nga divani, uluni në tavolinë, ngrihuni nga krevati dhe bëni disa ushtrime. Ato do ju transformojnë jetën tuaj dhe një gjë e rëndësishme është që do të keni më pak dhimbje koke”, thotë ai.

Qëndrimi keq
Qëndrimi keq ju jep dhimbje koke, për shkak të tensionit që shkaktohet nga shpina, qafa dhe shpatullat tuaja. “Mësuesi që ju thotë gjithmonë uluni drejt ka plotësisht të drejtë”, thotë Dr. Rankin.

Uria
Mosngrënia të jep dhimbje koke. Por kjo nuk është një justifikim që të hani sa më shumë petulla, por nëse ka kaluar shumë kohë që nga vakti juaj i fundit mund të jetë një shkak.

“Karbohidratet e përpunuara dhe sheqeri shkaktojnë një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak, jo shumë kohë pasi keni ngrënë dhe kjo shakkton dhimbje koke. Hani nga pak dhe shpesh që të shmangni dhimbjen e kokës, sidomos në mëngjes”, thotë më tej dr. Rankin.

Pra, për ta përmbledhur, qetësohuni, vendosni një palë syze dielli në diell, vendosni kufje përreth fëmijëve, flini pak, çohuni nga divani dhe bëni ushtrime, uluni drejt, hani mëngjes dhe pini sa më shumë ujë.

Top Channel