Bllokohet skafi me 400 kg drogë. Një shqiptar dhe dy italianë të arrestuar

04/12/2016 13:55

Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza kanë bllokuar një skaf 10 metra të gjatë me rreth 400 kg drogë. Bllokimi i skafit u bë në Adriatik, pas 4 orë ndjekjeje.

Janë ndaluar nga policia edhe 3 shtetas: një shqiptar nga Vlora dhe dy italianë nga Brindizi.

Në skafin e ndaluar u gjetën 15 pako të mëdha me drogë, me peshë rreth 400 kg.

Top Channel