Nuancat jeshile për t’u përdorur këtë dimër

01/12/2016 00:00

Nuancat jeshile janë perfekte për të futur pak ngjyra në brendësi të lukut tuaj të bukurisë, pa hequr dorë nga efekti bon-ton dhe natyral.

Nëse zgjidhni një formulim kremi, apo pluhuri, ngjyra të ndezura apo të buta, këtë dimër pasurojeni lukun tuaj të syve me pak jeshile.

Provoni një trukim ditor të lehtë dhe të shpejtë duke aplikuar hijëzimin jeshil në të gjithë qepallën e sipërme dhe kompletojeni me rimel. Ndërsa për një luk mbrëmjeje të pazakonte dhe me tendenca shkëlqyese provoni klasiken smoky eyes të zinj me një pikë drite jeshile të metalizuar.

Ndërsa për t’i dhënë karakter një luku natyral, lagni një penel për sytë dhe aplikojeni hijëzimin jëshil në rrënjët e qerpikëve si të ishte një laps sysh.  Shfletoni galerinë e produkteve të ndryshme, si rimel, lapsa, tone sysh me ngjyrë jeshile të markave të njohura ndërkombëtare.

FOTO GALERI
4/9
Mac Cosmetics Lucky Green

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta