Itali, policia zbulon grupin kriminal shqiptar që shfrytëzonte vajzat

30/11/2016 08:30

Nga Shqipëria në rrugët e Milanos, por duke kaluar përmes Holandës. Kjo ishte rruga e viktimave të prostitucionit që shfrytëzonte një rrjet kriminal  shqiptar, i zbuluar nga policia në Milano.

Vajzat vinin nga  Shqipëria, Rumania, Moldavia dhe Çekia, shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave, gjatë operacionit të policisë italiane të koduar në shqip “Toka jonë” dhe në përfundim të një hetimi 1-vjeçar, u arrestuan 14 persona. 

Sipas hetuesve, grupi i kishte rrënjët në Shqipëri. Të ardhurat nga prostitucioni përdoreshin për të blerë kokainë në Holandë, sasi droge e cila shpërndahej në Milano dhe në Lombardi.

Top Channel