Kapshticë, kapet 38-vjeçari me 34 pako kanabis
28/11/2016 00:00
Në pikën kufitare të Kapshticës janë sekuestruar 34 shishe plastike të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa, në formë boçe me peshë rreth 10 kg.
Dorjan Braho, 38 vjeç, nga Yzberishti i Tiranës po e transportonte drogën për në Greqi, të fshehur në serbatorin e automjetit tip “Volkswagen”.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ai u zbulua nga kamera fibroskop në vijën e dytë të kontrollit kufitar.
Top Channel