Durrës, sherr për borxhin, plagoset 42-vjeçari

28/11/2016 00:00

Një 42-vjeçar është plagosur me armë zjarri në një lokal në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40 në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Gjatë një konflikti fillimisht verbal mes dy personash për një borxh të pashlyer mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi me inicialet H.K. 42-vjeç, i cili sipas burimeve policore ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia vendore ka zbardhur ngjarjen duke identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Top Channel