Zjarr në barakë, digjet e moshuara. Fqinjët shpëtojnë mbesën

22/11/2016 00:00

Zjarri i shkaktuar nga një qiri i lënë ndezur i ka marrë jetën 80-vjeçares Mike Zenollari në lagjen “5 Maji”në qytetin e Elbasanit.

E moshuara jetonte në një barakë e cila është shkrumbuar tërësisht së bashku me mbesën e saj të paralizuar. Ndërhyrja e fqinjëve bëri të mundur shpëtimin e fëmijës, ndërsa për shkak të flakëve të mëdha qe e pamundur që të shpëtohej dhe e moshuara.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve asgjë nuk mundi të shpëtohej nga kasollja ku jetonte e moshuara. Pas shuarjes së flakëve është bërë i mundur nxjerrja e trupit të viktimës e cila ishte shkrumbuar totalisht.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel