Të ushqesh telefonin me energji të paktën njëherë në javë dhe për pak sekonda. Kjo ëndërr mund të bëhet realitet falë kondesatorëve fleksibël të krijuar nga ekspertët e nanoteknologjisë në universitetin e Floridas Qëndrore.

Këto pajisje janë të afta të ushqejnë suhmë shpejt energjinë krahasuar me bateritë tradicionale prej litiumi, duke pasur qëndrueshmëri për mbi 30 mijë cikle ushqimi të telefonit. Kështu thuhet në revistën ACS Nano, dhe kjo mund të revolucionarizojë teknologjinë edhe për makinat elektrike.

Sekreti i këtyre kondesatorëve mbështetet në materialet e reja dydimensionale me trashësinë e një atomi. Shumë grupe kërkimi kishin provuar dhe në të shkuarën të përdornin këto lloj materialesh, si grafiti, por asksush nuk kishte arritur të përdorte potencialin e tyre.

Grupi amerikan i drejtuar nga Yeonwoong “Eric” Jung ka fituar këtë sfidë teknologjike duke shfrytëzuar sintezën kimike, duke realizuar kondesatorë të përbërë nga miliona fije mikroskopike, të riveshur me materiale dydimensionale.

Në këtë mënyrë , ‘zemra’ me përçueshmëri të lartë lehtëson transferimin e elektronëve për të shpejtuar ushqyerjen e telefonit, ndërsa riveshja me nanomaterialet e reja ka një densitet më të lartë të energjisë dhe fuqisë.

Por avantazhet nuk përfundojnë këtu: nëse bateritë me litium të një smartphone të zakonshëm fillojnë të japin probleme pas 1500 ciklesh ushqimi, këta superkondesatorë e ruajnë qëndrueshmërinë për mbi 30 mijë cikle.

Procesi prodhues i këtyre pajisjeve, që shumë shpejt do të marrin patentë, “nuk është ende gati për tregtim, “por përfaqëson një prove të rëndësishme në parim. Studimi ynë provon një ndikim të fuqishëm që do të ketë në shumë teknologji”, thotë Jung.

Top Channel