Sarandë, policia gjen 74 kg kanabis në përrua

22/11/2016 21:40

Policia e Sarandës ka gjetur sot, rreth orës 14:30, një sasi me kanabis të braktisur në një përrua.

Lënda narkotike është gjetur e braktisur pranë vendit të quajtur “Përroi i Qesarejzës”, në Konispol, fshehur në tre çanta të zeza sportive, të ndara në 64 pako dhe mbështjellë me qese plastike të tejdukshme.

Pesha totale e kanabisit të gjetur ishte 74, 6 kg. Po punohet për kapjen e autorit.

Top Channel