Përmirësoni humorin me një grusht arra

22/11/2016 00:00

Arrat mund të jenë çelësi që ju përmirëson humorin dhe ju largon stresin. Por efekti pozitiv vlen vetëm për të rinjtë, studentët universitarë dhe sidomos për meshkujt.

Këshilla është që të hani një grusht me arra në ditë. Kështu thotë një studim i universtetit të Nju Meksikos, i publikuar në revistën Nutrients.

Në testim kanë marrë pjesë 64 studentë të moshave nga 18 deri në 25 vjeç. Ata kanë ngrënë tre feta “bukë banane”, një ëmbëlsirë tipike anglo-saksone për 16 javë.

Për tetë javë, në ëmbëlsirë janë shtuar arra, dhe për tetë të tjera jo. Arrat u përpunuan në mënyrë të tillë që në të dyja rastet shija e ëmbëlsirës të mos ndryshonte.

Në periudhën kur ata hëngrën ëmbëlsirën me arra iu kërkua të hanin gjysëm tasi arra në ditë. Në fund të eksperimentit rezultoi se kishin humor më të përmirësuar. “Ka një të dhënë domethënëse prej 28% të përmirësimit të humorit tek të rinjtë. Por të njëjtat përmirësime nuk janë njësoj tek vajzat, por këtë nuk e dimë pse”, thotë Peter Pribis, autori i studimit.

Ka përbërës të ndryshëm tek arrat që mund të jenë përgjegjëse të përmirësiit të humorit tek meshkujt, sipas studiuesve, si acidi alfa-linoleik, vitamina E, acidi folik, polofenolët dhe melatonina. Por sekreti ndoshta mund të jetë tek kombinimi i të gjithë këtyre elementëve.

Top Channel