Bernie Ecclestone e ka të vështirë të ndalojë së menduari për Botërorin e Formula 1, edhe pse nuk do të jetë më në krye të tij.

Pas idesë së provave kualifikuese me sistem eliminimi, 85 vjeçari hodhi një ide tjetër për të bërë akoma më tërheqëse këtë kampionat për publikun; mbajtjen e 2 garave me nga 40 minuta secila.

“Duhet të rishohim traditën e zhvillimit të garave unike dhe të gjata në Formula 1 – tha Ecclestone – zhvillimi i 2 garave me nga 40 minuta secila dhe me një pushim 40 minutësh mes tyre për të kryer intervista dhe për të kontrolluar makinat mund të jetë tërheqëse për publikun dhe sponsored”.

Sipas Ecclestone e shtuna duhet t’i dedikohet provave kualifikuese dhe makinat duhet të jenë më të lehta e më të shpejta. Në të njejtën kohë ai foli edhe për rregullat në këtë botëror. Sipas Ecclestone, rregullat janë kaq të komplikuara saqë as vetë pilotët nuk e dinë se cila është gjëja e duhur për t’u bërë. Ecclestone theksoi se janë pikërisht këto rregulla që ngadalësojnë ritmin e pilotëve dhe i pengojnë ata të bëjnë atë që u vjen natyrshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA