Borxhi publik; Ahmetaj: E ulim për herë të parë pas 10 vitesh

21/11/2016 00:00

Borxhi publik do të ulet sipas projekt-buxhetit të 2017-s, duke zbritur nën nivelin 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo është ulja e parë që prej 2010.

Sipas qeverisë reformat fiskale kane çuar në konsolidim të financave publike. Por për opozitën ishte pikërisht mazhoranca aktuale ajo që rriti ndjeshëm borxhin publik.

“Po e pranoj dhe po të them që 5% e PBB ishte shlyerja e detyrimeve dhe nga 62% i bie që e kemi lënë borxhin në 67%, por nga 67 në 74 ku shkuan  7% të tjera dhe të mos harrojmë që kemi pasur rritje taksash në 390 milion dollarë”, u shpreh deputeti i PS, Edmond Spaho.

Ministri i Financave tha se rritja e borxhit ka qenë e planifikuar në marrëveshjen me FMN.

“Në vitin e parë dhe të dytë të marrëveshjes borxhi do të rritej për të përballuar situatën problematike të trashëguar. Në 8 vite çdo vit borxhi u rrit me 1,5% e PBB, në tre vite ne e rritem me 0,33%”, tha ministri Ahmetaj.

Për 2017 buxheti i shtetit do të jetë 467,2 miliardë lekë, nga të cilat 31,2 miliardë do të merren borxh.

Niveli i deficitit buxhetor është llogaritur në rreth 2,25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA