Denoncon se e plagosën, arrestohet për kallëzim të rremë e armëmbajtje pa leje

20/11/2016 00:00

Një 39-vjeçar nga Peshkopia është paraqitur ditën e djeshme në spital i plagosur me armë zjarri, në pulpën  këmbës  së djathtë.

Lidhur plagën e shkaktuar me armë zjarri, Andi Losha deklaroi para uniformave blu se e kishte qëlluar një person tjetër të cilin nuk e kishte parë. Por pas pas kryerjes së veprimeve hetimore  nga policia rezultoi  se 39-vjeçari ka bërë kallëzim të rremë, pasi është vetë plagosur.

Pak metra larg vendingjarjes, policia ka gjetur të fshehur armën e zjarrit,  e cila është konstatuar së bashku me gëzhojën e bllokuar në folenë e fishekut.

Ndaj 39-vjeçarit është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi arma e krimit me të cilën ai është vetë qëlluar rezulton të jetë pa leje.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel