Bluza të mëdha, pallto të buta e të gjata deri të këmbët, bomber XXL, fustane super të gjatë, dhe të gjerë. Me një fjalë, oversize! Për këtë sezon triumfon tendenca e veshjeve shumë të gjera. Ja çfarë nuk duhet të lini t’ju ikë për muajt e ardhshëm.
Triko
Brandi loevve e riinterpreton trikon klasike duke i dhënë formën e butë të kapotës së zezë prej leshi, me jnë thyerje ngjyrë kremi.
Pallto
E ngrohtë dhe model zarfi, si modeli deve i Max Mara që shtrëngohet me rip në mes.
Veshja
E drejtë, e gjerë, e gjatë deri në gju, që tregon lehtësisht shpatullat në mënyrë sensuale. Chalayan e propozonë në ngjyrë të kuqe.
Fustan super i gjerë
I gjerë e i gjatë mjaftueshëm për tu veshur vetëm si miniveshje me një palë biker rock. I bukur është modeli Bordeaux i Givenchy me stampën ‘Love’ me një nuancë të kuqe të thellë.
Peliçja
E ngrohtë dhe e butë si një pellush. Për shembull? Modeli blu i errët i Helmut Lang përveçse i butë dhe perfekt, kombinohet shumë mirë me një veshje e gjitha e zezë.
Pulovër me ngjyra
I punuar si modeli i Junya Watanabe, me motive, është perfekt nëse vishet me pantallona që i përshtaten.
Bluzat e prera
E madhe por shumë e shkurtër. Vika Gazinskaya e propozon në ngjyrën blu kobalt.
Bomber
I madh dhe i shndritshëm si modeli i Off White me nuanca argjendi, për tu veshur me veshje elegante për të bërë kontrast.
Pa mëngë
Efekti casual-chic me trikon pa mëngë i Miu Miu i cili mund të vishet edhe me një rrip në mes.
Top Channel