Përndiqte 20-vjeçaren, arrestohet

18/11/2016 00:00

Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përndjekur një 20-vjeçare. Ngjarja është shënuar në Durrës, ku S. G ka kallëzuar në polici se Artan Andoni e përndiqte prej tre muajsh.

Sipas kallëzimit Andoni e përndiqte në ambiente publike në mënyrë të vazhdueshme. Ai është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve narkotike. Ndaj tij rëndon akuza e përndjekjes.

Top Channel