Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 4 vjet e 6 muaj burgim për ish-administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Husha, e akuzuar për keqtrajtim të të miturve në tre raste.
Sipas prokurorisë, e pandehura Husha ka keqtrajtuar në të paktën tre raste fëmijë të kopshtit që administronte vetë. Nga pyetja e dëshmitarëve dhe prindërve të fëmijëve, në të tre rastet prokuroria ka vërtetuar se e pandehura ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike mbi fëmijët, duke u shkaktuar këtyre të fundit probleme fizike dhe psikologjike.
Vetë e pandehura ka pranuar akuzën, duke përfituar gjykim të shkurtuar, çka do t’i ulë asaj një të tretën e masës së dënimit që do të vendoset nga gjykata.
Top Channel