Mashtroi për pagesën e dritave, arrestohet ish punonjësi i OSHEE

17/11/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar i dënuar për mashtrim. Sipas burimeve zyrtare, Agim Shehu ishte shpallur në kërkim, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës.

Gjatë periudhës 2009-2010 duke qenë punonjës i OSHEE-së Vlorë, Shehu ka përfituar një sasi parash disa personave duke u premtuar se do paguanin energjinë elektrike aforfe, pa kamatë vonese, nëpërmjet mashtrimit.

Gjykata e ka dënuar me 3 vite burg 46-vjeçarin.

Top Channel