Fier, denoncohet i zhdukur, në kërkim 57-vjeçari

16/11/2016 00:00

Agjentë të policisë së Fierit janë vënë në kërkim të një 57-vjeçari, i shpallur i zhdukur nga të afërmit e tij.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.D, banues në fshatin Kalenjë, zhdukjen e të cilin e denoncuan familjarët.

Sipas këtyre të fundit, 57-vjeçari është larguar nga shtëpia dy ditë më parë dhe që prej atëherë ka humbur çdo kontakt.

Sh.D, me profesion teknolog në uzinën e Ballshit, u kishte thënë familjarëve se po shkonte në fshatin Gjerbës të Skraparit për një rast vdekjeje, por nuk ishte kthyer më.

Lidhur me këtë rast është angazhuar edhe Prokuroria e qarkut Fier, e cila po kryen veprimet e duhura hetimore.

Top Channel