Dhoma e gjumit e vogël? Si të krijoni hapësirë

15/11/2016 00:00

Keni pak hapësirë në dispozicion për dhomën tuaj të gjumit? Me disa detaje funksionale do të jeni në gjendje të organizoni hapësirën pa hequr dorë nga estetika.

Të studiosh çdo  centimetër të dhomës është metoda më efikase për të bërë një arredim të plotë, si dhe të shfrytëzosh elemente dekorativ me një funksion ndryshe nga ai që mund të ketë.

Kush tha që parmaku eidritares nuk mund të transformohet në një komodinë, apo që perdet të marrin formën e derës së dhomës së gjumit?

Grazia sjell disa ide se si të rregullojmë dhomën e vogël të ëndrrave.

Shkallët
Për të shfrytëzuar hapësirën ndani zonën e natës në mënyrë të dukshme me jnë palë shkallë të ngritura ku të vendosni krevatin apo dyshekun direkt. Pjesën  e poshtme mund ta shfrytëzoni si dollap.

Gjithçka e bardhë
E bardha jep ndriçim dhe e bën ambientin më të ajrosur, sidomos nëse është drita natyrale ajo që hyn në dhomë.

Veshje që duken
Dollapet janë të rëndë dhe vizualisht zvogëlojnë hapësirën. Një ide mund të jetë edhe ti kushtosh një kënd të dhomës veshjeve duke i vendosur në rregull.

Komodina në dritare
Nuk keni hapësirë për komodinë? Mos i trembni, të gjesh vendin e duhur është e thjeshtë. Si mendoni për parmakun e dritares?

Dyshekun në tokë
Kush tha që është i nevojshëm një krevat në dhomën e gjumit? Në Lindje përdoret shumë ‘futon’, dysheku i lehtë, fleksibël dhe që liron hapësirë.

Tavolinë e vogël
Edhe në hapësira shumë të vogla nuk duam të na mungojë asgjë. Hapësira për një tavolinë të vogël pune është ideale e futur brenda dollapeve.

Pasqyrë reflektimi
Sekreti i shumë lokaleve, dhe dyqaneve. Përse të mos mashtroni me hapësirën me një pjesë të murit si pasqyrë?

Perde të mbyllura
Kur të flini thjesht futuni në batanije dhe mbyllni perdet. Asgjë më tepër.

FOTO GALERI
1/8
Shkallet

Top Channel