Superkupa e Italisë; Napoli dhe Bologna, luajnë gjithçka në Riad, sfida në Digitalb
Seattle Seahawks ndal vrullin e New England Patriots në javën e 10 të National Football League. Në “Gillette Stadium” të New England, Seattle iu imponua skuadrës vendase teksa e mposhti 31-24, duke marrë hakun edhe për humbjen në finalen e “Super Bowl” të vitit 2015.
Protagonisti i sfidës u bë kuotërbeku i Seahawks, Russell Wilson, i cili arriti të fitojë duelin me rivalin e tij Tom Brady. Wilson e mbylli sfidën me pasime 348 jardë për 3 “touch down” kundrejt pasimeve 316 jardë për 1 “touch down” të Brady-t.
Fitore shënoi edhe Dallas Cowboys që mposhti Pittsburg Steelers në “Heinx Field” me rezultatin 35-30. Heroi për Dallas u bë Ezekiel Elliot, i cili shënoi 3 “touch down”, dy nga të cilat në dy minutat e fundit të takimit. Për Dallas kjo ishte fitorja e 8 sezonale në 9 ndeshje të zhvilluara.
Në ndeshjet e tjera të NFL-së, Kansas mundi Carolina Panthers në fushën e kësaj të fundit 20-17, Philadelphia mundi Atlantën 24-15, ndërsa Tennessee shkatërroi Green Bay Packers 47-25.
Top Channel