Belgjika shkatërron Estoninë, fiton Portugalia

13/11/2016 00:00

Belgjika ka treguar edhe një herë se është një kombëtare e frikshme në futboll, mbrëmjen e së dielës djemtë e drejtuar nga Roberto Martinez kanë shpërbërë Estoninë me rezultatin 8-1.

Meunier në të 8’ ka qenë i pari që hapi siparin e golave për Belgjikën, Mertens në të 16’ dhe 68’, Hazard në të 25’, Carrasco në të 62, Clavan autogol më të 64’ deh Lukaku në 83’ dhe 88’. Goli i vetëm për Estoninë u shënua nga Henri Anier në të 30’.

Kjo është fitorja e 4 radhazi për Belgjikën e cila ndodhet e vetme në krye të grupit H me 12 pikë, e ndjekur nga Greqia me 10 pikë, e cila u ndal në shtëpi nga Bosnja me rezultatin 1-1.

Portugalia fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Letonisë, duke iu bashkuar me 12 pikë të plota Zvicrës në krye të Grupit B.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA