Vrasja në Vlorë, policia arreston dy persona
12/11/2016 00:00
Policia e Vlorës arrestoi mbrëmjen e së premtes 23-vjeçarin Marjo Ribaj, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së Fabio Veizajt, edhe ky 23-vjeç nga fshati Vranisht i Vlorës.
Po ashtu, uniformat blu vunë në pranga edhe 28-vjeçarin Endri Prango, pasi dyshohet se ka ndihmuar Ribajn në kryerjen e krimit.
Fabjon Veizaj u qëllua me automatik mesditën e së premtes, duke ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të marra.
Krimi ndodhi në shtëpinë e viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Top Channel