23-vjeçari u vra për një makinë

12/11/2016 00:00

23-vjeçari Fabjan Veizaj u vra për shkak të një konflikti për shitblerjen e një makinë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije motivin pas arrestimit të autorit Marjo Ribaj dhe bashkëpunëtorit të tij Endri Pango.

Pas disa orësh ndjekje autori i krimit u lokalizua në dalje të fshatit Vranisht, ku dhe ndodhi vrasja. Ai ishte duke udhëtuar me një mjet Fiat Punto, në pronësi të Marjos, në tentativë për ti shpëtuar shërbimeve të policisë. Ata janë kapur në vendin e quajtur “Qafa e Halimit”.

Në gusht të këtij viti, autori Marjo Ribaj i kishte shitur një mjet viktimës. Dhe dyshohet se një konflikt për këtë shitblerje ka qënë dhe shkaku i ngjarjes. Ribaj kishte fshehur automatikun, 2 krehëra dhe 50 copë fishekë në mes të pyllit, rreth 300 m larg shtëpisë së tij.

Të dy të arrestuarit janë më precedentë penale, Ribaj për vjedhje dhe Pango për plagosje të rëndë me dashje.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel