Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Agjentë të Interpol Tirana, pasi kanë lokalizuar në Gjermani një të kërkuar nga drejtësia shqiptare kanë bërë të mundur ekstradimin e tij në vendin tonë.
Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, shtetasi Petrit Çakraj ka mbërritur me avion pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Ndaj Çakrajt, 46 vjeç nga Tropoja, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për një vjedhje me dhunë të ndodhur vitin e kaluar.
Më 3 korrik 2015, i prezantuar si agjent policie, Çakraj ka ndaluar dy shtetas kosovarë dhe u ka marrë atyre një shumë prej 9.200 eurosh, të cilat udhëtarët i mbanin në një çantë.
Lokalizimi, arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij u bë i mundur përmes bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Viezbaden.
Top Channel