Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Specialistët e “Interpol Tiranës” kanë mundur të ekstradojnë nga Greqia, pasditen e kësaj të premteje, një të kërkuar të dënuar me burgim të përjetshëm.
Bëhet fjalë për shtetasin Feta Kaja, 40-vjeçar i lindur në Fier, ndaj të cilit ekziston një vendim nga Gjykata e Rrethit Fier me burgim të përjetshëm, për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen.
Vendimi është i datës 27 shkurt të vitit 2002, ndërkohë që ngjarja për të cilën akuzohet dhe është dënuar ka ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit të vitit 1999. Në orën 23 të pasdites së asaj dite, në fshatin Kallm të Fierit, Kaja së bashku me dy shtetasit V.P. dhe J.B. kanë vrarë me armë zjarri dy persona me inicialet B.D. dhe N.D., e më pas kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në banesën e tyre. Dy viktimat ishin të sapokthyer nga emigrimi në Greqi në atë kohë.
Tashmë, i ekstraduari që mbërriti në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, i është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Top Channel