Burrel, gjendet një trup i pajetë. Dyshohet për Xhevahir Ndojin

10/11/2016 00:00

Banorët e Burrelit kanë lajmëruar menjëherë policinë pasi kanë gjetur trupin e pajetë të një personi në lagjen Kol.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se dyshohet që viktima të jetë mbytur. Nga të dhënat e para dyshohet të jetë Xhevahir Ndoji, 42-vjeçari që u mbyt dy ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Plan i Bardhë, ku Ndoji u rrëmbye nga rrjedha e lumit Mat.

Policia po punon për identifikimin e viktimës, dhe shkaqet e vdekjes.

Top Channel