“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”/ Pas deklaratës së Trump, ‘shpërthejnë’ demokratët: Ta largojmë si President
Mund të jetë një rikthim në vitet 70, pantallonat e gjera në fund që ka tendencën të mbulojë tërësisht këmbën. Por flasim për xhinset e gjëra, apo ato me këmbë elefanti, që njihen botërisht si modeli “flared”, që janë rikthyer në pasarela për këtë sezon. Ja si mund t’i përshtasim në këtë stinë të ftohtë.
Xhinset flared me xhaketë.
Një pamje ideale për në zyrë. Zgjidhni një palë xhinse të bardha denim, me prerjen e gjerë në fund, duke e kombinuar me një kanatiere të zezë dhe xhaketën me dopiojakë, me prerje mashkullore. Këtij kombinimi i shtoni një çantë argjend të shndritshëm, dhe këpucë të zeza.
Kombinimi me pulovër
Për një rezultat casual shik të përditshëm, kombinoni xhinset me bluzën. Për këtë zgjidhni xhinset e thjeshta me thekë në fund, të kombinuar me një pulovër kashmir me jakë V, me një çantë lëkurë kafe, me rrip supi. Ndërsa në këmbë mund të bëni kombinime të ndryshme.
Kombinimi me bluzë
Nëse keni në program një darkë jozyrtare zgjidhni xhinse e zeza të modelit “flared” dhe kombinojeni me këmisha të ndryshme dhe me një palë gjysmëçizme të zeza.
Top Channel